Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkonte interpretimin e pasojave juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.
Ajo ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes lidhet me faktin që gjyqtari raportues i kësaj çështjeje ishte caktuar Radomir Laban, për të cilin, sipas Osmanit, ka informacione nga institucionet e sigurisë që e konsiderojnë si kërcënim për rendin kushtetues të vendit.
Osmani tërheq kërkesën, Kushtetuesja del me sqarim
Ky veprim është komentuar nga avokati Virtyt Ibrahimaga në emisionin FIVE të Dukagjinit. Sipas tij, tërheqja e kërkesës për shkak të emrit të gjyqtarit raportues nuk është një arsyetim i qëndrueshëm ligjërisht.
“Sa i përket kërkesës pr tërheqje lidhur me këtë arsyetim, ky është arsyetim. Se në qoftë se ti e dërgon një parashtresë në gjykatë, atëherë pavarësisht se cili gjykatës e merr përsipër atë, ti duhesh me prit vendimin sepse nuk mundesh me zgjedh se cili gjykatës e trajton atë çështje. Ndër sa i përket shkarkimit të një gjykatësi të të Gjykatës Kushtuese, ekzistojnë procedura tjera, të cilat mundem me u iniciua”, ka thënë Ibrahimaga.
Ibrahimaga shpjegoi se gjyqtari raportues së bashku me dy gjyqtarë të tjerë përcakton fillimisht nëse kërkesa është e pranueshme. Nëse çështja kalon për shqyrtim përmbajtësor, vendimi merret nga kolegji, jo nga vetë gjyqtari raportues.
Ai shtoi se, edhe pse ky gjyqtar ka rol të rëndësishëm dhe është më i informuari për lëndën, nuk ka ndikim vendimtar.
“Ndërsa çfarë roli ka gjyqtari raportues? Gjyqtari raportues merret më lëndën, e analizon lëndën dhe thjesht e jep një rekomandim. Së pari ekziston procedura e përcaktimit, nëse kërkesa është lejueshme apo jo. aty gjyqtari raportues ka rol së bashku me dy gjyqtar tjerë për pacaktuar pranueshmërinë e kërkesës. Ndërsa nëse vjen te shqyrtimi përmbajtësor i kërkesës, nëse lëshohet merita, vendos kolegji. Natyrisht se gjyqtari raportues e raporton çështjen. Pa dyshim që roli i tij është i rëndësishme, por nuk është vendimtar. Se ne kemi disa raste ku Kushtetuesja nuk e ka ndjek rekomandimin e gjyqtari raportues.
Por thjesht e ka marrë në konsideratë atë raport dhe rekomandimin e tij, mirëpo ka vendosur ndryshe. Nuk duhet të relativizuar as rolin e gjyqtari raportues, sepse është më i informuari për lëndën dhe ai e jep një rekomandim sa i përket çështjes. Gjyqtari raportues nuk mundet me përcaktuar vendimin përfundimtar, bile as vendimin sa i përket pranueshmërisë së kërkesës. Nuk është arsyetim me u tërheq lënda se një gjyqtar është aty gjyqtar raportues…”, ka shtuar avokati.