Thaçi flet nga Haga: Jam i pafajshëm, lufta na u imponua

"Më vjen keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë, Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi, Demelio" Ata do të dëshmonin në emrin tim”, kështu ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur gjatë seancës së gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm teksa ka thënë se i vjen keq që për pafajësinë e tij nuk mund të dëshmojnë disa figura të larta si, Ibrahim Rugova, Madeleine Albright, Fehmi Agani, Richard Hoolbroke, Adem Demaçi e të tjerë.

Ndër të tjera, ai ka thënë se lufta u është imponuar dhe e kanë bërë këtë sikurse do ta bënte çdo popull liridashës.

“Sot po e nisim një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë. Ndiej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat. Unë jam i pafajshëm, por i gatshëm të kem sukses në këtë rrugëtim. Isha student në Zvicër kur ndodhi masakra ndaj familjes Jashari. Unë, sikurse edhe shumë të tjerë, u kthyem nga atje në Kosovë. Lufta na u imponua dhe ne e bëmë atë që do ta bënte çdo popull liridashës. Më vjen keq që këtu në këtë proces nuk mund të dëshmojnë, Albright, Holdbrooke, Demelio, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Adem Demaçi. Ata do të dëshmonin në emrin tim”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm dje para trupit gjykues.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës që rëndojnë mbi ta.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi deklarohen të pafajshëm para trupit gjykues

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika