Tre të lënduar – njëri me plagë nga arma e zjarrit pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri

Nga hetimet e para të zhvilluara, bëhet e ditur se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje e ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë

Tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë, të martën e 20 shkurtit.

Njëri nga të lënduarit dyshohet se ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe i njëjti është transferuar në SHSKUK.

Nga hetimet e para të zhvilluara bëhet e ditur se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshjeje të ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

“Sot, rreth orës 11:46, është raportuar se tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Sipas mjekut, njëri nga të lënduarit (viktima) ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, i njëjti është transferuar në SHSKUK-së për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje, me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër e pistoletë me nëntë fishekë.

“Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘lëndim trupor’ është liruar në procedurë të rregullt”.

Hetimet po zhvillohen për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Lëndim trupor” dhe ” armëmbajtje pa leje”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika