Tregu i kafshëve në Gjilan organizohet në rrugë, pritet zgjidhje

Tregtia e kafshëve në Gjilan vazhdon të zhvillohet në rrugën kryesore në hyrje të qytetit, ilegalisht dhe në kushte rruge. Objekti i ri bashkëfinancim i Komunës dhe Bashkimit Evropian është ndërtuar, dhe sipas zyrtarëve të komunal, pritet të funksionalizohet muajin tjetër. Ministri i Bujqësisë paralajmëron se në qendrën e Anamoravës mund të ketë inspektime nga ana e tyre, në mënyrë që të shmangin rrezikun për shëndetin publik

Diferenca është 110 vjet, pra më shumë se një shekull, në të dyja fotografitë është tregu i kafshëve në Gjilan.

Nuk dihet nëse kafshët vazhdojnë të shiten në të njëjtën vend, për të vazhduar traditën. Veçse kushtet janë të njëjtë dhe të papërmirësuara.

Tregu i kafshëve vazhdon të mbahet në vend të papërshtatshëm. Çdo vikend tregtarët dalin në rrugën kryesore në hyrje të Gjilanit.

Për këtë situatë Ministri i Bujqësisë paralajmëron se mund të ketë inspektime.

“Pa dyshim që (Gjilani) mund të jetë njëra nga vizitat e radhës, mirëpo thirrja edhe apeli jem për të gjitha institucionet e nivelit komunal, por unë e kuptoj që nuk janë veprime që mirëpriten nga qytetarët që merret me këtë veprimtari (tregtinë me kafshë dhe shpezë), mirëpo ne duhet me pas udhërrëfyes interesin publik. Interesi publik është krijimi i hapësirave dhe kushteve legale formale dhe higjienike”, ka thënë ministri Faton Peci.

Kushtet për të cilat po flet Ministri janë shumë afër realizimit në Komunën e Gjilanit.

Në malet e fshatit Velekincë, Tregu i Kafshëve është në ndërtuar dhe është fazën përfundimtare.

“Tash priten vetëm peshoret të cilat janë të porositura dhe brenda 10 ditëve me aq sa kam informata. Pra do të vijnë peshoret do të vendosen, pjesa e personelit, invertarizimi. Dhe raporti finale që është më e rëdënsishmja, ai i është dërguar Bashkimi Evropian, dhe nga ana e tyre presim një vlerësim se a ka ecur projekti si ka qenë i paraparë për bashkëfinancim”, ka thënë Mentor Mihovci, Drejtor i Shërbimeve Publike.

Sipas Drejtorit për Shërbime Publike pamjet e tilla në hyrje të Gjilanit ka mundësi të mos i shohim që nga muaji i ardhshëm.

“Diku ndoshta brenda 10 ditëve një pjesë e stafit do të zhvendoset në pjesën e tregut në Velekincë në tregun e kafshëve, që me u përgatit për funksionalizim të plotë të tregut të kafshëve. Kështu që nëse gjithçka ke me vazhdu e nuk ka ma pas ndonjë vërejtje, parashihet që në muajin tjetër me shku drejt funksionalizimit”, shtoi Mihovci.

Përpos në Gjilan, në shumë qytete tjera për shkak të mungesës së hapësirave, kafshët shiten e theren në vende ilegale, duke rrezikuar shëndetin e banorëve afër tregjeve, e po ashtu edhe atyre që e konsumojnë ushqimin.

Së fundmi Ministria e Bujqësisë, më konkretisht Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë ka nisur inspektime të tregjet ilegale.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika