Trump dhe von der Leyen arrijnë marrëveshje tregtare mes SHBA-së dhe BE-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, pas disa ditë negociatash intensive të zhvilluara në Skoci.

Sipas Trump, marrëveshja parashikon që BE-ja të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh, si dhe të rrisë investimet në SHBA me 600 miliardë dollarë më shumë krahasuar me nivelet aktuale.

“Bashkimi Evropian do të investojë ndjeshëm në SHBA dhe do të blejë sasi të mëdha energjie amerikane”, deklaroi Trump në konferencën për shtyp.

Marrëveshja erdhi vetëm pak ditë para skadimit të një afati të vendosur nga Uashingtoni.

Në rast të mungesës së një ujdie deri më 9 korrik, SHBA-ja kishte paralajmëruar se nga 1 gushti do të vendoste tarifa të reja deri në 30% për mallrat evropiane, si përgjigje ndaj deficitit të lartë tregtar me BE-në.

Trump bëri të ditur gjithashtu se tarifa e përgjithshme prej 15% ndaj produkteve evropiane nuk do të ulej pa një marrëveshje të re dhe se partnerët që nuk arrijnë marrëveshje me SHBA-në do të përballen me masa të reja tarifore.

Nga ana tjetër, Ursula von der Leyen e përshkroi Trumpin si “një negociator të ashpër”, por u shpreh optimiste për arritjen e një marrëveshjeje që shmang përshkallëzimin e tensioneve ekonomike.

Kjo marrëveshje pritet të ndihmojë në stabilizimin e marrëdhënieve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, pas muajsh tensionesh dhe kërcënimesh të ndërsjella tarifore./BBC

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika