Pesidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raportimeve të fundit që hedhin dyshime mbi efektivitetin e sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Reagimi i tij vjen pas një vlerësimi paraprak të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), siç e ka cituar CNN, sugjeron se objektet kryesore të programit bërthamor iranian nuk janë shkatërruar plotësisht dhe se ndikimi i bombardimeve mund të ketë zgjatur vetëm disa muaj.
Vlerësimi i inteligjencës amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk e shkatërruan programin bërthamor
Sipas burimeve të CNN, vlerësimi i DIA-së, ende i klasifikuar si “top sekret”, tregon se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit nuk janë shkatërruar, ndërsa centrifugat kryesore kanë mbetur “kryesisht të paprekura”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Trump i ka quajtur këto raportime si “lajme të rreme” dhe ka akuzuar disa prej emrave më të njohur të mediave amerikane për përhapje të qëllimshme të dezinformatave.
“Caqet që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm Lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të na poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur…”, ka shkruar Trump.