Ukraina thotë se situata në jug dhe lindje mbetet e “vështirë”

Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”

Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson.

Të shtunën vonë u raportua, po ashtu, se forcat ukrainase e çliruan fshatin Topoli në rajonin e Harkivit, rreth pesë kilometra larg kufirit rus.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se forcat ruse i kryen 41 sulme ajrore dhe i hodhën 44 raketa të shtunën kundër “pozicioneve të trupave tona dhe zonave të populluara”, duke i goditur ndërtesat e banimit dhe zonat infrastrukturore.

“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha Shtabi i Përgjithshëm, pa dhënë hollësi.

“Situata operacionale në lindje dhe në jug të Ukrainës mbetet e vështirë”, tha ajo.

Ushtria shtoi se gjatë ditës, Forcat Ajrore Ukrainase kryen 10 sulme në “vendndodhjet e personelit, armëve dhe pajisjeve ushtarake të armikut”, duke thënë se e shkatërruan një sistem rus të raketave kundërajrore S-400.

Forcat Ajrore lëshuan një alarm për sulme me dronë gjatë natës së shtunë, duke raportuar se forcat mbrojtëse kishin shkatërruar dronë në rajonet Dniprepertovski, Harkiv, Mikolaiv, Poltava, dhe Kiev.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkroi në Telegram se sistemet kundërajrore u aktivizuan dhe se civilët duhet të strehohen. Nuk u raportua për të lënduar.

Alarmi u lëshua teksa Ukraina po e shënonte përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit jugor, Herson, qendra e vetme administrative rajonale e kapur nga forcat ruse gjatë pushtimit që Moska e nisi në shkurt 2022./REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika