Ukshini: Ngërçi politik e bëri 2025 një vit të humbur për Kosovën

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka komentuar draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën për vitin 2025, ku theksohet se ky vit konsiderohet i humbur për vendin.

Duke folur në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Ukshini tha se edhe pa e thënë eurodeputetët, 2025 ishte realisht një vit i humbur për Kosovën për shkak të krizës institucionale.

“Pa diskutim hiq, pa e thënë europarlamentarët, ishte një vit i humbur për shkak që pati ngërç të gjatë institucional dhe partitë politike nuk arritën të gjenin kompromis për të formuar institucionet dhe shkuam në zgjedhje pas zgjedhjeve”, tha ai.

Ukshini shtoi se situata aktuale politike në vend nuk dallon shumë nga ajo e fillimit të vitit të kaluar.

“Sot jemi në një situatë thuaja gati të njëjtë si në fillim të vitit 2025”, u shpreh ai.

Sipas tij, zgjatja e krizës politike mund të ketë pasoja jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në aspektin diplomatik dhe ekonomik.

“Sa ma gjatë që shkon kjo krizë në kohën e ndryshimeve ndërkombëtare sigurisht që do të ketë pasoja edhe në kuptimin e marrëveshjeve të ndryshme edhe në çështjet e biznesit dhe çështjet e zhvillimit sepse krejt vëmendja pastaj bartet te gara e brendshme partiake dhe zgjedhjet bëhen si një garë për vetveten për ta mund njëri tjetrin por jo për të ndërtu një plan ose strategji zhvillimore në kuptimin më të shpejtë…”, ka thënë ndër të tjera Ukshini.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika