UP-ja dhe Akademia e Studimeve Albanalogjike e Shqipërisë nisin bashkëpunimin në katër fusha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë, e kanë nisur bashkëpunimin në katër fusha e që lidhen me studimet albanalogjike.

Kurti tha se këto marrëveshja janë tejet të rëndëishme e të nevojshme.

“Albanologjia dhe jo vetëm janë fusha për të cilat universitetet në Kosovë dhe Shqipëri duhet të kenë maksimumin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit shkencor e profesional. Krahas marrëveshjeve që qeveritë tona i kanë në fushën e arsimit dhe në fushat e tjera, marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta të universiteteve dhe profesionistëve në çdo fushë janë shumë të mirëpritura dhe të nevojshme”, ka shkruar ai.

Katër fushat e bashkëpunimit për të cilat njoftoi Kurti janë:

  1. Krijimin e grupeve të punës për hartimin e projekteve strategjike të përbashkëta në fushën e albanologjisë – përkatësisht në fushën e arkeologjisë, antropologjisë social- kulturore, historisë dhe atë të gjuhësisë.
  2. Ndërtimin e programeve të përbashkëta në studimet Master dhe Doktoraturë në fushën e albanologjisë – arkeologji, antropologji social-kulturore, histori, dhe të gjuhësisë.
  3. Krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbimin e stafit akademik në mes dy institucioneve.
  4. Hulumtime të përbashkëta për trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

No photo description available.

No photo description available.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika