Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve të FSK-së, e kanë kaluar me sukses sprovën e pesëditore të mbijetesës.
Ushtarët e kishin mision që për pesë ditë t’i përshtateshin kushteve minimale për mbijetesë, me tenda të improvizuara, me ushqim të limituar dhe me ecje prej 12 kilometrave në terren të thyer.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5-ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, thuhet në njoftimin e Mehajt.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 25 ushtarë, të cilët pas kalimit me sukses të sfidës, kanë marrë certifikata.