Ushtria izraelite raporton se sonte “zgjeron operacionet tokësore” në Gaza

Në një konferencë për shtyp, Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë deklarata të rëndësishme lidhur me situatën aktuale në Izrael. Ata kanë theksuar se janë të përgatitur në të gjitha frontet për të siguruar territorin e Izraelit dhe kanë njoftuar se do të zgjerojnë operacionet e tyre tokësore në Rripin e Gazës

Një obus i ushtrisë izraelite në kufirin me Rripin e Gazës më 27 tetor. Fotografia: Jack Guez/AFP/Getty Images

Forcat izraelite të mbrojtjes, në një konferencë për shtyp thanë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe se do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte.

“Përveç sulmeve të kryera në ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë operacionet e tyre sonte”, ka thënë admirali Daniel Hagari.

“IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, raporton CNN.

Duke folur për spitalin “al Shifa”, për të cilin IDF ka pretenduar se po përdoret si selia e Hamasit, ai ka thënë: “Ne kemi ekspozuar sferën e nëndheshme”.

“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë në Gaza dhe rrethinat e saj”, ka shtuar ai, duke u thënë qytetarëve se do të gjejnë “kushte më të mira” në jug të rajonit.

“Në frontin e brendshëm, ju bëj thirrje që të vazhdoni t’i përmbaheni udhëzimeve të komandës së frontit të shtëpisë”, ka thënë ai, duke shtuar se po punohet për të përmirësuar një aplikacion alarmi që përdoret nga qytetarët.

Ndryshe, gjithsej 310 ushtarë të IDF-së janë vrarë deri më tani dhe 229 persona janë marrë peng nga Hamasi, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika