Valletta, vendi që duhet vizituar këtë verë

Valletta është kryeqyteti i Maltës dhe njëherit qendra ekonomike dhe administrative e Maltës. Kryeqyteti maltez është një qendër e rëndësishme kulturore dhe turistike, e mbushur përplot me histori

Pamje nga droni i kryeqytetit maltez, Valletta./ Foto: We Seek Travel

Qyteti më mbresëlënës në Maltë është padyshim Valletta. Në shtrirjen e saj prej 55 hektarësh, ajo strehon më shumë se 300 monumente turistike, për të cilen e ka fituar njohjen si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Arkitektura e qytetit në thelb është barok. Një nga shenjat dalluese të Valettës janë ballkonet e saj kurioze me ngjyra që dalin jashtë.

Ballkonet në qytetin e Valletës, Maltë./Foto:liseykina/iStockphoto/Getty Images

Duke ecur në rrugët e Valetës, është e pashmangshme të kuptosh karakterin e fortë katolik të maltezëve. Kryeqyteti është shtëpia e 25 kishave dhe skulpturave të shumta të shenjtorëve dhe virgjëreshave në cepat e rrugëve kryesore.

Sot, Valletta është një ndalesë thelbësore për anijet turistike që lundrojnë në Mesdhe. Porti ka disa doke ngarkimi dhe një terminal lundrimi që pret rreth 340 anije plot me turistë.

Katedralja e Shën Palit/ Foto: Norwegian Cruise Line

Kryeqyteti i Maltës, Valletta , mund të jetë kryeqyteti më i vogël në Bashkimin Evropian, por ai është i zhytur në histori, kulturë dhe bukuri të pastër arkitekturore. Me fakte që mund të turpërojnë shumicën e kryeqyteteve të tjera, një udhëtim në Valetta mund të ishte i paharrueshëm.

Të fundit nga rubrika