Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën një pacient i cili ishte në kujdesin intensiv në Spitalin e Gjakovës, ka humbur jetën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi rastin.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte në kujdesin intensiv në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.