Uran Ismaili për Sami Lushtakun: Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili i është rikthyer debatit për Sami Lushtakun duke thënë se “propaganda e tillë rikthehet në kohë zgjedhjesh”.

Në Debat Plus, ai ka thënë se të gjitha vendimet do ti marrë vetë siç e ka bërë gjatë tërë karrierës së tij politike. Madje ai e cilësoi sërish si gabim deklaratën e tij në një paraqitje televizive.

Të njëjtat tema janë rikthyer edhe gjatë kohës si ministër i Shëndetësisë, por nuk ka hezituar e as frikësuar për të marrë vendime që kanë bazë ligjore dhe për interes të shëndetësisë së Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se karrierën e tij dhe bagazhin politikë jetësor kurrë nuk do ta rrezikojë me idenë që të lejoj dikë tjetër ti ndërhyjë në udhëheqjen dhe vendimmarrjen për Prishtinën.

Të vetmen përgjegjësi e llogari, ka thënë Ismaili, do ta jap vetëm para qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika