Vetëvendosje reagon pas aktgjykimit të Kushtetueses: Opozita s’mund të na fajësojë vetëm ne, obligimi është i të gjithëve

Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi e konfirmon që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjithë deputetëve, jo vetëm e partisë së parë.

Në reagimin zyrtar të publikuar në Facebook, Vetëvendosje nënvizon tri pika kryesore të aktgjykimit:

  1. Përgjegjësia kolektive për konstituimin e Kuvendit
  2. Barazia ndërmjet pozitës së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit
  3. Legjitimiteti i votimit të fshehtë

Sipas VV-së, opozita ka tentuar t’i faturojë asaj fajin për dështimet e njëpasnjëshme në Kuvend, por Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se “obligimi është i të gjithë deputetëve, nga të gjitha partitë politike”.

Duke cituar paragrafin 190 të aktgjykimit, thuhet se “të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit”, ndërsa në paragrafin 191 shtohet se kjo duhet të ndodhë brenda afatit prej 30 ditësh.

Vetëvendosje gjithashtu e cilëson të padrejtë kërkesën e opozitës për kompromis vetëm nga ana e saj, ndërkohë që sipas aktgjykimit “zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve është në të njëjtin nivel domosdoshmërie”, prandaj të gjitha partitë duhet të kontribuojnë për konsensus të ndërsjellë për të gjitha pozitat udhëheqëse të Kuvendit.

Së fundi, sa i përket debatit për mënyrën e votimit, VV thekson se Gjykata Kushtetuese ka lejuar votimin e fshehtë, duke konfirmuar se kjo nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Për rrjedhojë, partive opozitare u kërkohet të mos e përdorin më këtë argument për të refuzuar pjesëmarrjen në votim.

Në përmbyllje, Vetëvendosje ka shprehur bindjen se ky aktgjykim i jep fund interpretimeve selektive dhe obligon të gjithë deputetët të kontribuojnë aktivisht në konstituimin e Kuvendit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika