(VIDEO) Policia publikon pamjet e një grabitjeje, kërkon ndihmë për identifikimin e keqbërësve

Policia e Kosovës, gjegjësisht sektori Rajonal i Hetimeve, ka publikuar pamjet e një grabitjeje të ndodhur në shtator të këtij viti në rrugën magjistrale Pejë–Radavc–Kullë në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”.

Përmes saj, policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e keqbërësve.

“Sektori Rajonal i Hetimeve është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale ‘Grabitje’ të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bërdynaj’. Andaj është kërkesë e hetuesve rajonalë të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e videoincizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë, me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në videoincizim”, thotë njoftimi i PK-së.

Thuhet po ashtu se për publikimin e pamjeve është dhënë autorizimi nga prokurori i Shtetit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika