Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Jam shumë krenar për veprimin që e bëra, jam kundër individëve në Hagë 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fato Geci, ka dalë hapur kundër rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke e cilësuar atë si një dokument që synon mbrojtjen e individëve.

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 90 vota për dhe vetëm një kundër, pikërisht atë të Gecit.

Rezoluta përmban shtatë pika dhe kërkon që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të veprojnë në përputhje me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, duke garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm, si dhe duke rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Megjithatë, në Debat Plus Geci e ka kritikuar përmbajtjen e saj.

“Në tërësi jam kundër krerëve, jo të UÇK-së por të individëve dhe jam shumë krenar për veprimin që e bëra. Teksti flet për mbrojtjen e individëve të cilët janë në Hagë, në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika