Vrasja e 18-vjeçarit, gjykimi po shkon drejt fundit

Për rastin e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu, ku të akuzuar janë dy të mitur, shumë shpejt pritet që Gjykata të marrë vendim. Seanca e paraparë për këtë të martë nuk u mbajt, por janë dy të tjera që janë caktuar për muajin e ardhshëm, e që pritet të jenë të fundit, ndërsa avokatët kanë pritje të ndryshme, derisa kanë komentuar edhe përmbajtjen e videove që janë publikuar për rastin

Gjykata shumë shpejtë do të thotë fjalën përfundimtare për rastin e vrasjes së 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva.

Seanca e paraparë për këtë të martë në departamentin për të mitur të Gjykatës Themelore të Prishtinës është shtyrë me kërkesë të avokatëve mbrojtës, por për muajin e ardshëm, ka të caktuar 2 seanca e që pritet të jenë të fundit.

“Pas muajit maj do te vije aktgjykimi, provat kryesore jane video incizimet e kto smunden me i ndryshu…”, ka deklaruar Tomë Gashi – Avokat i palës së dëmtuar.

Por pikërisht video-incizimet, disa prej të cilave edhe kanë dalë në publik, i konteston Skender Musa, avokat i njërit prej të akuzuarve në këtë rast.

“gjate paraqitjeve pubike te video jane demtu palet ne procedure, pasi qe nuk pasqyrojne realitetin dhe eshte bo presion tek tupi gjykyes, mirepo trupi gjykues besoj qe vendimin do ta bazoje”, ka deklaruar Musa.

Për vrasjen e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu në janar të këtij viti, janë të akuzuar dy të mitur nga Podujeva, që janë duke qëndruar në paraburgim.

Fejzullahu, kishte vdekur në QKUK disa ditë pasi ishte rrahur brutalisht nga të dyshuarit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika