Vrasje me armë në Balaj të Ferizajt, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje, një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të viktimës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e përdorur në krim si dhe katër gëzhoja. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka sekuestruar gjithashtu një pushkë gjuetie me 72 fishekë kalibër 12 mm dhe një pushkë ajrore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika