VV e quan të dështuar Ramën – Sveçla thotë se janë pro zgjerimit të shesheve, por kërkon zgjidhje të tjera

VV e quan të dështuar Ramën – Sveçla thotë se janë pro zgjerimit të shesheve, por kërkon zgjidhje të tjera

Gëzim Sveçla

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, në një intervistë për EO, e ka cilësuar të dështuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit Përparim Rama.

Kjo, ngase sipas tij, Rama nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral dhe se investimet kapitale në Komunën e Prishtinës janë më të ulëtat ndonjëherë.

Madje ai thotë se shumë vendime të cilat janë marrë në Kuvendin Komunal të Prishtinës janë shpallur të paligjshme nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërkaq, për testimin e unazës, Sveçla thotë se nuk funksionon në mënyrë se si është duke u bërë nga Komuna.

Ai thotë se janë pro zgjerimit të shesheve, mirëpo duke krijuar edhe rrugë alternative ku do të zhvillohej komunikacioni.

“Realisht tashmë janë bërë një vit më 7 dhjetor prej që Qeverisja e re me në krye me Përparim Ramën morën pushtetin në Komunën e Prishtinës. Ne mendojmë që ky është një vit i humbur për Prishtinën. Kur po them që është një vit i humbur për Prishtinën, e kam fjalën kryesisht te mospërmbushja e premtimeve dhe atyre të cilat i ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore e me të cilat realisht edhe e ka fituar besimin e qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ai.

“Kemi vitin kur investimet kapitale në Komunën e Prishtinës janë më të ulëtat që janë shënuar ndonjëherë, ndërsa në rang vendi më keq se Prishtina qëndron komuna e Fushë-Kosovës. Kemi suficit të madh buxhetor, do të thotë e tëra çfarë mund të themi për këtë vit se ka qenë një vit kur janë bërë disa punë të cilat janë përshkrim i detyrave, d.m.th drejtorit i kanë kryer punët të cilat edhe ashtu i kanë të parapara me ligj, ndërkohë që në anën tjetër mungojnë investimet kapitale, mungojnë projektet e mëdha”, ka vijuar ai.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika