VV-ja pretendon se asamblistja e tyre kaloi në PDK pasi u kërcënua ajo dhe familja e saj

Komuna e Prishtines

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka pretenduar se ish-asamblistja e tyre, Berna Saraçi, ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës, pa vullnetin e saj.

Në reagimin e VV-së, thuhet se Saraçi dhe familja e saj u kërcënuan dhe u shantazhuan nga “eksponentë të partive të pushtetit lokal”.

“Sot u njoftuam nga mjetet e informimit se një ish-asambliste jonë ka kaluar në një subjekt tjetër. Ky kalim në PDK urojmë të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti, siç na është paraqitur nga vetë ajo. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblsitëve, ish-asamblistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses”, thuhet në reagimin e VV-së.

Tutje, në reagim VV-ja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë t’i fillojnë hetimet mbi rastin.

Kalimin e saj nga VV në PDK, e kishte bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatciu, e cila tha se “Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet”.

May be an image of 6 people

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika