Zeka: Fakt i pamohueshëm që kjo qeveri ka krijuar prerje në raport me aleatët

Ish-zëvendëministri i Brendshëm, Izmi Zeka, i ftuar në emisionin “FIVE”

Më shumë se 300 trupa nga Mbretëria e Bashkuar do të dislokohen në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, thotë se janë ushtrime rutinore.

Ish-zëvendëministri i Brendshëm, Izmi Zeka, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka thënë se shtimi i trupave në “gjendjen të tensionuar” në vend, duke shikuar nga këndi i brendshëm mund të shihet ndryshe.

“Ardhjet në rastin që kemi të bëjmë me një gjendje të tensionuar, duke shikuar nga këndi i brendshëm mund të shihet ndryshe, por duhet pasur parasysh që informacionet e sakta i kanë NATO e KFOR-i dhe ShBA, e në bazë të këtyre informacioneve ata veprojnë qoftë me rritje të numrit të ushtrarëve të KFOR-it, apo veprime tjera,” tha Zeka.

Teksa shton se nga këndi evropian e botëror “Kosova nuk po shihet si vend i stabilitetit, natyrisht në relacion me Serbinë.”

Zeka thotë se situata me ndërkombëtarët nuk është e mirë, por kritikon qeverinë që publikut po i thotë të kundërtën.

“Kemi të bëjmë me absurdet e kësaj qeverie, në njërën anë janë masat të vendosura e në anën tjetër dalin ambasadorët thonë që raportet janë të tensionuara, kurse publikut i thonë që raportet i kemi korrekte e veprojmë konform interesave qoftë tona, por edhe në bashkëpunim me të tjerët, kjo nuk qëndron,” shtoi Zeka

Teksa fajëson qeverinë që ka larguar edhe aleatët, thotë se ndaj ShBA-së kanë kujdes më të shtuar sesa ndaj BE-së.

“Është fakt i pamohueshëm që kjo qeveri ka krijuar një prerje në raport me miqtë tanë, qoftë amerikan e evropian, vërej që qeveritarët mundohen të bëjnë prerje mes ShBA dhe BE, kritikojnë BE-në, por në raport me amerikanët e kanë një kujdes pak më të veçantë. Kosova për 4 vite ka larguar miqtë, kam një frikë që do jetë e vështirë edhe për qeveritë tjera që të riparojnë deri në atë shkallë që lidhen me interesin tonë,” ka thënë Zeka.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika