Zjarr në një lokal në rrugën Kaçanik – Ferizaj, përfshihet edhe një shtëpi – Dëmi rreth 20 mijë euro

Një zjarr ka përfshirë një lokal përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj gjatë pasdites së së dielës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:53, ndërsa siç bëhet e ditur nga Policia, flakët fillimisht kanë shpërthyer jashtë objektit, ku dyshohet se ishin vendosur disa goma të përdorura, të cilat janë përfshirë nga zjarri.

“Dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas është përhapur duke përfshirë një lokal gomisterie, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth,” ka deklaruar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, patrullat policore dhe njësia e hetimeve nga Stacioni Policor në Kaçanik.

Po ashtu, është njoftuar edhe KEDS-i, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, në mënyrë që të parandalohet rreziku i përhapjes së mëtejme të zjarrit.

Sipas të dhënave të para, dëmi material dyshohet të jetë rreth 20 mijë euro.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në proces.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika