Gjatë së shtunës në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.
Kështu ka bërë të ditur Agjensia e Menaxhimit Emergjent gjersa ka bërë të ditur se nuk po veprojnë të vetme në terren.
“Situata po menaxhohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrat Operative 112 dhe Qendrën Operative të Agjencisë. AME – NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për të reaguar dhe për t’u përgjigjur në çdo situatë kur kërkohet.” thuhet në njoftim.
Mes të tjerash, nga AME është apeluar për kujdes nga qytetarët.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192. Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës për mbështetje, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin.”, thuhet në njoftim.