Zogaj: Procesi i votimit për nënkryetarët e pakicave është antikushtetues

Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit është ndërprerë sërish, pasi deputetët nuk arritën ta votojnë përfaqësuesin nga komuniteti serb.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, e ka cilësuar mënyrën e votimit si antikushtetuese.

Në FIVE në TV Dukagjini, Zogaj ka thënë se Kuvendi po devijon nga praktikat e mëparshme dhe po ndërmerr veprime të njëanshme që rrezikojnë rendin kushtetues.

“Kjo çka është duke ndodh sot në Kuvendin e Kosovës është antikushtetuese, kjo do të shkojë në GJK, shihet qartazi.

Ne po e refuzojmë mënyrën e votimit. Daljen nga rendi i ditës. Dhe daljen nga praktikat e mëparshme, në formë krejtësisht të njëanshme.

Erdhi kryetari i ri, tha nënkryetarët e shumicës shqiptare po i votojmë në pako, kurse kur i erdhi radha tek nënkryetarët e pakicave tha tash po e ndajmë. Pra, po dalim prej rendit të ditës. Synimi është politik dhe antikushtetues. Dhe meqenëse se është antikushtetuese ne nuk mund të marrim pjesë në votim, sikurse nuk kemi marrë pjesë në votim për atë komisionin e votimit të fshehtë. Pra janë duke u propozuar mënyra të votimit,q ë janë antikushtetuese. Dhe të cilat Gjykata Kushtetuese do t’i kthej mbrapa.

Tash ne veç e pamë e Listës Serbe, të cilët kanë deputetët, ata do t’i drejtohen GJK-së dhe ne do të jemi në ngërç politik prapë”, ka thënë Zogaj në FIVE.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika