Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 10-vjeçar ka dorëzuar sot në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë sot rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N.D së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, njofton Dukagjini.
“Në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas. Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B. B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal”, thuhet në njoftimin e policisë.