110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, nderohet heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe para bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Homazhe para bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu





Krerët e institucioneve kanë bërë homazhe para bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesë të këtyre homazheve ishin ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Homazhe pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Qeveria e Kosovës ka bërë publike agjendën për shënimin e 28 Nëntorit, 110-vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

Të hënën, në kuadër të Ditë së Flamurit, në ora 09:00 do të bëhen homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00, do të bëhen homazhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Homazhe pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Ndërkaq, duke filluar nga ora 12:00 e deri në 14:00, në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.

Po ashtu, për 28 Nëntor në ora 17:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Ndërsa orën 19:00, pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.

Më 30 nëntor, në ora 11:00, do të bëhen homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës.





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika