13 të vrarë nga sulmi në Rusi, mes tyre shtatë fëmijë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një shkollë në Rusinë qendrore. Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ku raportohet për viktima, në mesin e të cilëve edhe shtatë fëmijë

Izhevsk, Rusi

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 21 të tjerë u plagosën pas të shtënave nga një person i armatosur në një shkollë në qendrën e qytetit rus, Izhevsk, të rajonit Udmurtia, tha ministria e Brendshme e vendit.

Personi i armatosur ka vrarë trembëdhjetë persona, përfshirë shtatë fëmijë, përpara se në fund ta vriste edhe veten.

Motivi i të shtënave në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia, rreth 960 kilometra në lindje të Moskës, ishte i paqartë.

Shërbimet e emërgjencës në shkollën ku ndodhi sulmi, qyteti Izhevsk i Rusisë

Komiteti rus i hetimeve tha se personi i armatosur kishte veshur një bluzë të zezë me simbole naziste dhe kishte të vendosur maskë në kokë.

“Trupi i njeriut që hapi zjarr tani është gjetur nga policia. Sipas raportimeve, ai kreu vetëvrasje,” tha dega e ministrisë së Brendshme në Udmurtia.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se studentët dhe mësuesit ishin evakuuar. Shkolla ndodhet në qendër të qytetit, afër ndërtesës së administratës së qytetit dhe ka rreth 1000 nxënës dhe 80 mësues, shtoi TASS.

Rusia ka përjetuar disa të shtëna në shkolla, vitet e fundit. Në maj të 2021, një adoleshent i armatosur vrau shtatë fëmijë dhe dy të rritur në qytetin e Kazanit. Në prill të vitit 2022, një burrë i armatosur vrau dy fëmijë dhe një mësuese në një kopsht fëmijësh në rajonin qendror të Ulyanovsk përpara se të vriste veten.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika