23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 23 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 880 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 18 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 509.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 205 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 901 mijë e 919 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 211.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 687.

Janë një milion e 823 mijë e 985 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 12 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika