23-vjeçari shqiptar vritet më thikë pranë universitetit italian

Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Hekuran Cumani, është gjetur i pajetë në parkingun e Universitetit të Ekonomisë në Perugia, Itali. Dyshohet se i riu është qëlluar me thikë, ndërsa motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, në parkingun përballë fakulteteve të Ekonomisë dhe Matematikës, pranë mensës së universitetit. Ky parking është i hapur dhe falas gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00, dhe përdoret shpesh si pikë hyrëse për në qendrën historike të qytetit apo për mbrëmje në klubet lokale.

Mediat italiane shkruajnë se 23-vjeçari kishte mbërritur në kryeqytetin e Umbrisë atë mbrëmje për të kaluar një natë me një grup miqsh. Pasi ndaluan në disa bare, grupi u drejtua për në një kafene me pamje nga parkingu i universitetit.

Atje, të rinjtë thuhet se hasën një grup tjetër me të cilët u grindën, motivet e të cilit ende po hetohen. Grindja u përshkallëzua në një sulm fatal, shkruan Euronews Albania.

Ekzaminimet fillestare të trupit zbuluan se 23-vjeçari ishte goditur me një plagë të vetme vdekjeprurëse nga goditja me thikë midis fytit dhe gjoksit. Gjurmët e gjetura në asfalt sugjerojnë se djali u përpoq të ikte pas goditjes me thikë, përpara se të rrëzohej përtokë, jo shumë larg hyrjes së Departamentit të Matematikës. Pamjet nga kamerat e mbikëqyrjes së universitetit mund të jenë vendimtare në identifikimin e autorit të krimit. Miqtë e viktimës thuhet gjithashtu se kanë dhënë informacione të dobishme në identifikimin e sulmuesit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika