24 vatra aktive zjarri në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar se aktualisht në Kosovë po vazhdojnë të jenë aktive 24 vatra zjarri.

Nga ora 08:00 deri në 14:00 të së hënës, janë raportuar gjithsej 38 vatra, prej të cilave 14 janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku flakët kanë përfshirë edhe disa shtëpi.

“Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika