25 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona

Pllaka përkujtimore e dëshmorëve

Janë bërë 25 vjet nga masakra në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftërat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të këtij fshati.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Po ashtu, në këto data, kujtohen edhe të rënët e tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Aty heroikisht kanë dhënë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika