Dhimbja, deri diku është lehtësuar për 30 familje boshnjake.
Këtë të martë, mbetjet e identifikuara të 30 viktimave të një prej krimeve më rënda të kryera në Evropën e pas luftës së dytë botërore, janë varrosur në Srebrenicë.
Në qytetin lindor të Bosnjës e Hercegovinës, është shënuar përvjetori i 28 i masakrës, që la mbi 8000 persona të vrarë.
Këtë ngjarje më të dhimbshëm e bën fakti se terrori e gjenocidi kishte ndodhur në tokën që sigurohej nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Krimi i rëndë serb që u krye në Bosnjë e Hercegovinë, sipas historianit Durim Abdullahu, dhe tentimet për fshehjen e gjenocidit, me personazhe të njëjta u përsëritën edhe në Kosovë.
Durim Abdullahu, profesor i Historisë ka thënë se “Pas kryerjes së masakrës në Srebrenicë, Millosheviqi ka angazhuar një gjeneral, të vecantë Zdravko Todimir, me operacione për fshehjeh e krimeve, me zhdukjen e trupave. Ai ka arritur ti varrosë në qindra varreza, përgjatë lumit Drina nëpër Bosnje, një pjesë të mirë të trupave të të vrarve në Srëbrenicë, Është me rëndësi të ceket që po injejti gjeneral, ka qenë I angazhuar në fshehjen e trupave të të vrarëve nga ushtria dhe policia serbë në Kosovë“.
Bosnja, me legjislacion ka paraparë sanksione për ata që mohojnë gjenocidin serb, por pavarësisht kësaj, nuk ka pasur të akuzuar për këtë çështje.
Amer Alija nga FDH ka thënë se “Nëse Ppersonat e mohojnë gjenocidin, atëherë do të pasojnë sanksionet pra do të cilëoshet vepër penale. Por që nga ndryshimi I këtij legjislacioni qytetarët kanë parashtruar diku 71 kallëzime penale, për personat qodtë politikë, ose që bajnë detyra publike, prokuroria ende nuk ka ngritur ansjë aktakuzë“.
Në total, sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, janë rreht 40 persona të dënuar për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, 14 prej të cilëve nga tribunali ndërkombëtar për Jugosllavinë dhe të tjerë nga gjykatat në Bosnjë.
Ngushëllime familjeve boshnjake në përvjetorin e 28 të ngjarjes, kanë shkuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e liderë të partive politike.