42 raste të reja me COVID-19

349 persona mbeten aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 42 raste të reja. Ndërkaq, janë vaksinuar 20 persona

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 426 testime në total, kanë rezultuar 42 raste të reja me COVID-19 janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 64 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 349 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 20 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 597 doza të vaksinës.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 201 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 570 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 058 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 746 të tjerë, dhe kështu duke e kapur numrin prej 1.835.767 të dozave të administruara.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika