47-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Zvicër

Një kosovar 47-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër, të premten e 2 qershorit

Një kosovar 47-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër, të premten e 2 qershorit.

47-vjeçari ishte duke drejtuar furgonin (kombin) dhe është goditur nga vetura që kishte hyrë në korsinë e kundërt.

“Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i autobusit të dërgesës ka ndërruar jetë nga plagët e rënda në vendin e aksidentit. Viktima është një shtetas kosovar 47-vjeçar me banim në rajon”, njofton Policia Kantonale e Valis-it.

Për shkak të aksidentit, rruga ka mbetur e mbyllur për qarkullim deri në orën 22:40.

Prokuroria publike, në bashkëpunim me policinë kantonale, ka nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika