Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj hungarezes Reka Pupp, për të fituar tjetër medalje të artë në garat e rëndësishme të xhudos, njofton Dukagjini.

Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Krasniqi e mposhti hungarezen Pupp – kështu që ndaj saj deri tani ka dhjetë fitore e vetëm një humbje.

Kujtojmë që për xhudisten Distria Krasniqi është e arta e tetë në garat e nivelit Grand Prix. Por, e para herë që ka fituar të artën në Grand Prix të Zagrebit.

Në vitin 2016 dhe në vitin 2022 kishte fituar të argjendtë, ndërsa në vitin 2015 të bronztë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika