Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në mes një autobusi dhe një veture, mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka deklaruar se pesë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidh rrugën ‘Nazim Gafurti’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.
E njëjta ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut.