5 vjet pa Fadil Vokrrin, simbolin e futbollit kosovar 

Sot janë bërë 5 vjet që u nda nga jeta Fadil Vokrri, simboli i futbollit kosovar. Ai ka pasur një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe është shndërruar në një ikonë për brezat e viteve të '80-ta

Sot katër vite pa Fadil Vokrrin, ndërsa Kosova do të përballet me Irlandën e Veriut, po të njëjtën ditë

Sot bëhen 5 vjet qëkur u nda nga jeta legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Ky moment na risjell kujtimet e tij të mrekullueshme në fushën e futbollit dhe kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, FFK e ka vlerësuar kontributin e tij për futbollin e Kosovës.

“Fadil Vokrri ishte shembull i vërtetë i talentit, përkushtimit dhe pasionit për futbollin. Me stilin e tij karakteristik dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme, ai ndikoi thellësisht në futbollin kosovar dhe u bë ikonë për brezat e viteve të 80-ta. Karriera e tij e shkëlqyeshme brenda dhe jashtë vendit e bëri atë një nga futbollistët më të dashur dhe më të respektuar në historinë e Kosovës”, thuhet në shkrimin e FFK-së.

Pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist, Vokrri vazhdoi të kontribuojë në zhvillimin e futbollit, duke qenë president i Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën e vështirë të ndërkombëtarizimit.

“Ardhja e tij në FFK na gëzoi neve që ishim aty, sepse me ardhjen e tij u mblodhën forcat e të gjithë brezave; gjeneratës së parë të futbollit, gjeneratës së artë, gjeneratës së sakrificës dhe asaj të diasporës. Të gjithë së bashku, me punë e përkushtim arritëm që ta thyejmë izolimin 25-vjeçar dhe të anëtarësohemi UEFA e FIFA, duke i hapur rrugë promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Emri i Fadil Vokrrit mbetet burim frymëzimi për brezat e rinj për ta ndjekur pasionin e tyre për futbollin. E për ata që kanë pasur fatin të luajnë, të punojnë ose të jenë afër tij, ai mbetet një figurë emblematike.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika