50 të vdekur nga aksidentet e trafikut brenda gjashtë muajsh

Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numër të madh të vdekjeve në Kosovë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë vdekur 50 persona në aksidentet rrugore

Ilustrim

Aksidente si ky ndodhin thuajse çdo ditë në tërë Kosovën.

Vetura të përplasura e të shkatërruara u panë edhe në rrugën Zhur-Prizren, aksident në të cilin vdiq një person.

Ilustrim

Vetëm për gjashtë muaj në tërë Kosovën kanë ndodhur 44 aksidente me fatalitet, nga të cilat vdiqën  50 persona.

Statistikat zyrtare të Policisë së Kosovës janë të frikshme sa i përket aksidenteve.

Në gjashtë mujorin e parë i këtij viti, vetëm në komunikacion, janë lënduar mbi 3 mijë e 500 persona.

Mirëpo, në krejt këtë katrahurë komunikacioni, Policia e Kosovës nuk ka planifikuar ndonjë fushatë.

Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë.

Por për njohësit fushës së komunikacionit kjo nuk është e mjaftueshme.

“Fushatat vetëdijësuese nisin nga marsi, dhe ne nuk kemi parë ende një fushatë vetëdijësuese për mos tejkalim të shpejtësisë, mos përdorim të telefonit, alkooli. Ne nuk jemi të përgatitur as për fushata, nuk duhet të harrojmë që Policia është operative e jo për politika e fushata,” u shpreh profesori i komunikacionit, Nol Deda.

Nol Deda

Sipas Dedës, gjashtë mujori i dytë i vitit është edhe më i rrezikshëm për aksidente.

“Gjashtë mujorshin tjetër do të ketë numër më të madh të aksidenteve, sidomos sezoni veror korrik e gusht. Nuk po shoh ndonjë ndryshim prej 2017/2018 përkundrazi gjenda është edhe me keq e edhe me më shumë fatalitete,” shtoi Deda.

Policia e Kosovës ka përpiluar një plan operativ policor të cilin edhe e ka shpërndarë për zbatim nëpër të gjitha departamentet dhe rajonet policore.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika