Arrestohet një person në Gjilan për shpërndarje të materialeve me përmbajtje abuzimi seksual të fëmijëve

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, i cili dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit policor 24 orësh, arrestimi është kryer të premten nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore që çuan në identifikimin e të dyshuarit.

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet ndaj tij do të vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika