54.5% e mësimdhënësve jashtë planprogramit si pasojë e mungesës së teksteve shkollore

54.5% e mësimdhënësve/eve nuk kanë arritur ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, madje duke mos arritur të përmbushin plotësisht planprogramin e tyre si pasojë e mungesës së teksteve shkollore

Pamje nga prezantimi i raportit nga Organizata Joqeveritare, ETEA

54.5% e mësimdhënësve/eve nuk kanë arritur ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, madje duke mos arritur të përmbushin plotësisht planprogramin e tyre, si pasojë e mungesës së teksteve shkollore.

Këto janë rezultatet e analizës statistikore të organizatës joqeveritare ETEA në lidhje se a kanë arritur të zhvillojnë planprogramin edhe si pasojë e mungesës së teksteve shkollore.

Gjithsej, 40.5% të mësimdhënësve/eve kanë thënë se kanë ndjekur planprogramin
e tyre, por që të njëjtit kanë deklaruar se fëmijët kanë hasur në vështirësi për të qëndruar në hap me mësimet si pasojë e mungesës së teksteve shkollore.

Mbi 11% e tyre deklarojnë se mungesa e teksteve shkollore ua ka pamundësuar që të ndjekin plan-programin, përderisa 2.8% nuk e kanë ndjekur fare planprogramin mësimor si pasojë e mungesës së teksteve shkollore në klasët përkatëse.

Ndërsa, 45.5% e mësimdhënësve/eve kanë thënë se kanë zbatuar planprogramin hap pas hapi, pa ndonjë mangësi.

“54.5% e mësimdhënësve/eve në Kosovë nuk kanë mbarëvajtje të rregullt të procesit mësimor, duke mos arritur të përmbushin plan-programin e tyre, për arsye të ndryshme të cilat ndërlidhen me mungesën e teksteve shkollore – ose ndjekin plan-programin por fëmijët hasin në vështirësi”, thuhet në raportin e ETEA-s.

A ka ndikuar mungesa e teksteve shkollore në zbatimin e plan-programit tuaj si mësimdhënës/e?

Moszbatimi i planprogramit si pasojë e mungesës së teksteve shkollore ka atakuar më shumë klasët e para dhe klasët e pesta.

Te klasët e para, 38.3% e mësimdhënësve/eve deklarojnë se e kanë ndjekur planprogramin por fëmijët kanë hasur në vështirësi, përderisa 13.7% deklarojnë se nuk e kanë ndjekur fare planprogramin, për arsyet që ndërlidhen me mungesën e teksteve shkollore.

Ndërsa, te klasët e pesta, vetëm 32.5% kanë arritur të zbatojnë planprogramin, kurse pjesa tjetër prej 67.5% nuk e ka ndjekur fare planprogramin ose ka hasur në vështirësi gjatë zbatimit të tij.

“Kjo vjen edhe si rrjedhojë e faktit që klasët e pesta qëndrojnë më së dobëti në
raport me sigurimin e teksteve shkollore, siç dëshmohet në figurën 2 ku vetëm 16.7% e
nxënësve/eve janë pajisur me të gjitha tekstet shkollore”, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare ETEA.

A ka ndikuar mungesa e teksteve shkollore në
zbatimin e plan-programit tuaj si mësimdhënës/e?
x Klasa

Pamundësia e mësimdhënësve/eve për të ndjekur me sukses planprogramin e tyre
dhe ngecja e fëmijëve në procesin mësimor, ka shtyrë mësimdhënësit/et që në afër 70%
të deklarojnë se për vitin tjetër shkollor (2023/24) të preferojnë që MAShTI të rikthehet
te sistemi i vjetër, duke përmbyllur procesin e furnizimit të teksteve shkollore përmes
tenderimit me shtëpitë botuese.

Ndërsa, “30.4% e mësimdhënësve/eve mbështesin modelin e ri, duke rekomanduar se MAShTI duhet të vazhdojë ta bëjë bartjen e mjeteve financiare tek prindërit dhe kujdestarët/et e pastaj këta të fundit në mënyrë individuale të sigurojnë tekstet shkollore”, thuhet tutje në raport.

Në përgjithësi, mësimdhënësit/et deklarojnë se vendimi i MAShTI ka pasur dhe vazhdon
të ketë ndikim të dukshëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor, kjo si pasojë e vonesës
së furnizimit të nxënësve/eve me tekste shkollore.

Të dhënat tregojnë se, edhe pse ka kaluar një muaj pas fillimit të procesit mësimor,
nxënësit/et dhe mësimdhënësit/et e Kosovës ende nuk janë 100% në ritmin e duhur të
punës nëpër shkollat e tyre.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika