65 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane në Izrael

Tym del nga Spitali Soroka në Beersheba pas një sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit, të enjten. John Wessels/AFP/Getty Images

Të paktën 65 persona janë plagosur nga sulmet e fundit ajrore të Iranit ndaj Izraelit, të enjten në mëngjes, konfirmojnë shërbimet izraelite të emergjencës.

Sipas Magen David Adom (MDA), tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë – një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth të 70-ave.

Dy të tjerë ndodhen në gjendje stabile, ndërsa 42 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga shrapnelët dhe shpërthimet. Përveç tyre, 18 persona u plagosën teksa po përpiqeshin të strehoheshin.

Ekipet mjekësore janë shpërndarë në disa lokacione, duke ofruar ndihmë të shpejtë dhe duke evakuuar të lënduarit në spitale.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e dënoi ashpër sulmin, duke thënë se raketat iraniane kishin në shënjestër civilët.

Ai theksoi se mes objektivave ishin një foshnjë në kujdes intensiv, një nënë pranë fëmijës së saj, një mjek në detyrë dhe një i moshuar në një azil.

Sulmet shkaktuan dëme të rënda në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin Be’er Sheva.

Zëdhënësja e spitalit konfirmoi dëmet, ndërsa presidenti Herzog u shpreh se i dërgon forcë dhe mbështetje ekipeve mjekësore, pacientëve dhe qytetarëve të prekur në të gjithë Izraelin./CNN

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika