65-vjeçari humb jetën në Ferizaj pasi me veturë godet shtyllën elektrike

Një 65-vjeçar ka humbur jetën të dielën në një aksident trafiku në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas Policisë, një veturë e tipit Golf me targa vendore ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Brenda veturës është gjetur një person, i cili fillimisht nuk kishte shenja të qarta jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë emergjente, zjarrfikësit dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Për shkak të rrëzimit të telave të energjisë në tokë, është njoftuar edhe kompania KEDS.

Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bëhet fjalë për S. B., rreth 65 vjeç.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika