7 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve, pesë të arrestuar 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, janë regjistruar shtatë raste të dhunës në familje. Në këto raste, ka pasuar arrestime të 5 të dyshuarve, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje. Nga këtë shatë raste Policia ka arrestuar 5 të dyshuar, ndërsa, dy të tjerë janë në arrati.

Gjithashtu, në njërin rast Policia ka konfiskuar edhe një armë dhe pesë fishekë.

Ndërsa, gjatë këtyre 24 orëve është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje gjatë ditës së premte njofton Policia përmes raportit të saj 24 orësh.

“DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 02.12.2023, 16:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Bresje  02.12.2023, 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë  02.12.2023, 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre. Njësiti policor gjatë kontrollës në lokacion ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit Zoraki si dhe 36 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 02.12.2023-05:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj si dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

Istog 02.12.2023, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar djalin e tij dhe i njëjti si pasojë kishte demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  02.12.2023-02:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

Malishevë  01.12.2023-NN.  Me 02.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë  02.12.2023, 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babain e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, këto janë rastet e dhunës në familje, sipas raportit 24 orësh të Policisë.

 

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika