87 persona të lënduar, dy të vdekur dhe një i zhdukur, pas rrëshqitjeve dhe përmbysjeve që goditën Japoninë

Rrëshqitje dheu dhe përmbytje kanë goditur Japoninë, kështu kanë njoftuar punëtorët e shpëtimit, të cilët tregojnë se janë duke u përpjekur që të sigurojnë dhe ndihmojnë njerëzit

Punonjësit e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje nga stuhitë e mëdha.

Transmetuesi shtetëror NHK tha se një burrë ka vdekur kur makina e tij u zhyt në përmbytje dhe një tjetër vdiq nga  një rrëshqitje dheu.
Ushtarët e Forcave Japoneze të Vetëmbrojtjes që kryejnë operacionin e kërkim-shpëtimit në vendet e rrëshqitjeve të dheut
Ndërkaq, një person tjetër mbetet i zhdukur dhe raportet thonë se 87 të tjerë janë lënduar, shkruan BBC-ja, transmeton portali Dukagjini.

Tajfuni Nanmadol që ndodhi të dielën ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë të lënduar 90 të tjerë.

Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Prashikohet se do të bie deri në 400 mm (16 inç) shi gjatë 24 orëve të ardhshme ndërsa stuhia parashikohet të kthehet në lindje dhe të kalojë mbi ishullin kryesor të Japonisë Honshu përpara se të largohet në det deri të mërkurën.

Pamje e shtëpive të zhytura nga shiu

Kryeqyteti, Tokio, përjetoi shi të dendur, si pasojë e të cilit shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar, dyqanet dhe bizneset janë mbyllur.

Kështu që, kryeministri Fumio Kishida shtyu deri të martën një vizitë në Nju Jork, ku do të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të monitoruar ndikimin e stuhisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika