9 të arrestuar për shpëlarje parash dhe kontrabandë të derivateve – sekuestrohen armë, para, vetura dhe autobotë

Nëntë persona janë arrestuar në një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas njoftimit, operacioni është realizuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjatë të cilit janë kryer kontrolle në 21 lokacione të ndryshme, njofton Dukagjini.

Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për hetimin. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale: shpëlarje parash, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Sipas autoriteteve, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara se të arrestuarit kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, duke përdorur dokumente të rreme tatimore dhe duke realizuar shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm dhe shmangien e detyrimeve tatimore.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika