Kurti: Të korruptuarit e kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija ka thënë se të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në ShSKUK





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e tij me bordin e ShSKUK-së ka përmendur djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, duke thënë se pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës.

“Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofrojë sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy javësh nuk ka arritur t’i rikthejë në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga ‘vetëtima'”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

Ndryshe, të hënën e 10 tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK).

Në këtë takim, shefi i ekzekutivit është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të ShSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Pas dorëheqjes së Latifit, Kurti viziton ShSKUK-në





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika