Bytyqi e AAK-së e quan Muratin ministër të dështuar

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e ka cilësuar ministrin e Financave, Hekuran Murati ministër të dështuar duke i thënë, “Jemi lodhur duke i përmendur 20 vjet, i keni gati 20 muaj, jeni ministër i dështuar"

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës





Të martën e 11 tetorit, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi.

Deputetja Bytyqi e ka quajtur Hekuran Muratin ministër të dështuar, sepse sipas saj ai vetëm po i përmend 20 vjet qeverisje të kaluara dhe nuk po e shfrytëzon kohën tani që është në qeverisje.

“Jemi lodhur duke i përmendur 20 vjet, i keni gati 20 muaj, jeni ministër i dështuar. Është dashur të merrni masa më herët dhe të mos paguani punëtorë të cilët nuk kanë shkuar në punë asnjë ditë”, i ka thënë Bytyqi-Muratit.

Ministri, paraprakisht i kishte thënë Bytyqit se këto gjëra i kanë trashëguar për 20 vjet nga partitë e kaluara të cilat e kanë drejtuar vendin.

“Problemet që i keni shkaktuar ju ne i kemi gjetur tani, jemi duke u munduar t’i rregullojmë të gjitha gabimet që i keni bërë ju”, ka thënë Murati.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika