Haradinaj – Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Kurti se po e mban shtetin me “vitra”, duke thënë se “pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke e cilësuar kryeministrin Albin Kurti “mashtrues ordiner”.

Ndërsa, duke komentuar vendimin e fundit të Qeverisë për shtesa për pensionistët, ai ka thënë se Qeveria po mundohet ta mbajë shtetin me “vitra”.

Po ashtu, sipas tij, zgjidhja bëhet me masa të përhershme, duke bërë kështu thirrje për rritje të pensioneve.

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë ‘gjallë’ pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet. Shteti nuk mbahet me ‘vitra’, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në ‘cirk social’. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të mërkurën e 12 tetorit, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin, duke thënë se 100 euro shtesë do të ekzekutohen për pensionistët në mes të muajit tetor.

Për këtë Qeveria në përgjithësi i ka ndarë mbi 28 milionë euro.

“Në kuadër të Pakos për përballje me inflacionin, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Pensionistët do të marrin nga 100 euro ”, ka thënë Besnik Bislim, zv-kryeministër i Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë 1 viti e gjysmë qeverisjeje, duke theksuar se “Qeveria ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse”.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika