Arrestohet një zyrtar doganor në Han të Elezit, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Dogana e Kosovës ka njoftuar të premten se oficerët e saj të hetimeve kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit "për keqpërdorim të detyrës zyrtare"

Dogana e Kosovës





Dogana e Kosovës ka njoftuar të premten e 14 tetorit, se është arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit, për të cilin dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Sipas njoftimit, i njëjti bashkë me katër të dyshuar janë zënë në flagrancë pas një hetimi disa mujor. Të gjithë thuhet se janë dërguar në mbajtje.

“Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot me 14/10/2022 në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin Doganor dhe katër (4) të dyshuar (të gjithë janë dërguar në mbajtje)”, thuhet në njoftimin për media.

Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.

“Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”.

Sipas njoftimit për media, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.





Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika